Dënohet me 500 euro një shofer në Ferizaj, në zonën e kufizimit 50 km/h voziti me shpejtësi 122 km/h

Kronikë e zezë

Dënohet me 500 euro një shofer në Ferizaj, në zonën e kufizimit 50 km/h voziti me shpejtësi 122 km/h

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Është dënuar me 500 euro një 22 vjeçar në Ferizaj, pasi që i njëjti në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 122 km/h.

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, njofton se dje rreth orës 14:10 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar shoferin N.A (M/K) i moshës 22 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 122 km/h.

“Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, në njoftim thuhet se,  me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat