Mitrovicë: Burri sulmon fizikisht bashkëshorten

Kronikë e zezë

Mitrovicë: Burri sulmon fizikisht bashkëshorten

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 10:09
Ilustrim

Një grua në Mitrovicë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje.

I njëjti më pas dyshohet se i ka vënë zjarrin shtratit të dhomës së fjetjes .

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se zjarri është lokalizuar dhe se i dyshuari është dërguar në mbajte.

“Mitrovicë 09.06.2023-20:18. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili në shenjë revolte i ka vënë zjarrin shtratit të dhomës së fjetjes. Zjarri është lokalizuar ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat