Arrestohet një person nën dyshimet se shiste drogë në afërsi të shkollave në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohet një person nën dyshimet se shiste drogë në afërsi të shkollave në Ferizaj

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 10:21
Ilustrim

Një shitës i mundshëm droge ka rënë në prangat e Policisë dje në rrugën ‘Ahmet Kaçiku’ në Ferizaj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një 22-vjeçar po hetohej që një kohë, nën dyshimet për shitblerje të narkotikëve.

Ai dyshohet se shiste në zonat ku qëndrojnë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të qytetit.

Gjatë kontrollit trupor, zyrtarët policorë i kanë gjetur dhe sekuestruar disa qese me marihuanë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat