Aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, lëndohen shtatë persona

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, lëndohen shtatë persona

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale  Prishtinë – Mitrovicë.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

“Rr. Nacionale Prishtinë –Mitrovicë 09.06.2023-22:33. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona (pesë meshkuj dhe dy femra) të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, njëri prej tyre është dërguar në QKUK (me lëndime serioze)”, thuhet në njoftim.

Më tej, Policia shton se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe se rast është në procedurë hetimore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat