Shpërthen një granatë dore në Mitrovicë, dëmtohen xhamat e tri lokaleve

Kronikë e zezë

Shpërthen një granatë dore në Mitrovicë, dëmtohen xhamat e tri lokaleve

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Në Mitrovicë ka ndodhur një shpërthim i një granate dore, e cila sipas njoftimit të policisë, është hedhur nga një person i panjohur.

Sipas njoftimit, si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në xhamat e asaj kafiterisë dhe dy lokaleve tjera.

“Është raportuar se para derës së një kafiterie ka ndodhur një shpërthim i një granate dore që ishte hedhur nga personi i panjohur. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale ne xhamat e asaj kafiterisë dhe dy lokaleve tjera afariste.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat