Gjendet i vdekur një 50-vjeçar në banesën që u kaplua nga zjarri në Gjilan

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një 50-vjeçar në banesën që u kaplua nga zjarri në Gjilan

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 11:30
Ilustrim

Media pak minuta më parë raporti se një banesë në Gjilan është kapluar nga zjarri.

Për këtë rast kanë folur edhe nga Policia për Rajonin e Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani e ka konfirmuar lajmin.

Ai ka thënë se në banesën e cila është kapluar nga zjarri eshët gjetur pa shenja jete një person.

Drejtoria rajonale e Policisë , stacioni policor në Gjilan, sot me  08.07.2023 në ora 08:45 nga qendra emergjente 112 është pranuar një informatë se nga një banesë  afër tregut të gjelbert kati i katër është duke dal tym.

Jane angazhuar njësitet patrulluese.

Njësitet e zjarrfiksëve me urgjencë  kanë dalë në  vendë të ngajrjes.

Jane evakuar të gjithë banorët e banesave për rreth për qështje sigurie.

Hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit. Nga hetimet e para njoftohet se në   banesë eshte  gjetur  nje person pa shenja jete i gjinisë mashkullore rreth  50 vjç .

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dergohet në IML.

Hetuesit rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këti rasti të rëndë që na ka tronditë të gjithëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat