​Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksident, bllokohet autostrada “Arbër Xhaferi”

Kronikë

​Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksident, bllokohet autostrada “Arbër Xhaferi”

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Arbër Xhaferi”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënë KP, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40, në fshatin Bibaj të Ferizajt, drejtimi Kaçanik.

“Policia ka reaguar në vendin e ngjarjes me njësitet relevante, janë njoftuar ekipet emergjente dhe pas arritjes në vendin e ngjarjes është konstatuar se në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet.

Raportohet se një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e aksidentit dhe tre persona tjerë kanë marrë lëndime trupore, njëri nga ta me lëndime më të renda dhe është përcjellur për trajtim mjekësor. Njësitet kompetente për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut në autostrade janë marrë me rastin dhe deri në përfundimin e vendshiqimit nga mjekësia ligjore do të ketë bllokim të rrugës në këtë lokacion.

Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes, të respektojnë shenjat dhe kufizimet në rrugë dhe autostrada, në mënyrë që të shmangen rastet e tilla që shpesh po përfundojnë me pasoja të rënda dhe humbje jetësh njerëzore”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat