Vushtrri, një grua thotë se u sulmua nga fëmijët e kunatit për shkak të pronës

Kronikë e zezë

Vushtrri, një grua thotë se u sulmua nga fëmijët e kunatit për shkak të pronës

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 08:39
Ilustrim

Një grua nga Vushtrria i ka thënë policisë në këtë qytet se ka qenë viktimë e një sulmi.

Sipas saj, ajo është sulmuar nga fëmijët e kunatit për shkak të një kontesti pronësor.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovar ka raportuar se, të dyshuarit kosovarë (djalë dhe vajzë)- fëmijët e kunatit, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime, për shkak të një kontesti pronësor. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit  pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat