Punëtori i parkingut “Bleri” në Prishtinë ia vjedh rreth 1 mijë euro nga vetura klientit që ia la çelësat

Kronikë e zezë

Punëtori i parkingut “Bleri” në Prishtinë ia vjedh rreth 1 mijë euro nga vetura klientit që ia la çelësat

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 00:40
Ilustrim

Gjetja e një vendparkimi në Prishtinë është një problem goxha i madh. Për shkak të mungesës së hapësirave në parkingjet publike, qytetarët detyrohen që t’i lënë veturat në parkingjet private.

Jo rrallëherë ndodhë që bashkë me veturën i lënë edhe çelësat te personat përgjegjës, për ndonjë problem eventual në parking.

Kështu veproi të martën edhe një 55-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte cak i vjedhjes pasi e la veturën në parkingun “Bleri” në rrugën “Fehmi Agani.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi përgjegjës te i cili viktima i la çelësat, është futur në veturë dhe i ka vjedhur rreth 1 mijë euro, para të gatshme.

Posa pronari i veturës është kthyer për ta marrë veturën pas disa orësh, e ka vërejtur se të hollat i kanë munguar dhe ka kërkuar përgjegjësi nga i dyshuari.

I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku fillimisht e ka mohuar vjedhjen e parave e më pas ka deklaruar se ishte ai që i mori të hollat nga vetura e klientit.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Vjedhje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat