Keqpërdorimi i kartelave bankare/ Policia tregon se çfarë konfiskoi dje te 10 personat e arrestuar

Kronikë

Keqpërdorimi i kartelave bankare/ Policia tregon se çfarë konfiskoi dje te 10 personat e arrestuar

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 09:29
Policia

Dje në mëngjes, Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetë të dyshuar, në qytete të ndryshme pasi që të njëjtit në bashkëpunim në mes veti kanë përdorur kartela bankare pa autorizim ku kanë bërë pagesa-blerje, transaksione, tërheqje të parave nga bankomatët të ndryshëm.

Aksioni i policisë është zhvilluar në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Suharekë, Drenas dhe Deçan.

Gjatë kontrollit të vendbanimeve të dyshuarve, janë gjetur dhe konfiskuar tre armë zjarri, municion, tre lap-top, nëntë telefona mobil, dy USB, tri kartela bankare, një veturë, një shtëpizë PC, tri SIM kartela dhe një fletore me shënime.

Rasti është duke u hetuar për hyrje në sistemet kompjuterike. Dëmi që kanë shkaktuar të arrestuarit është rreth 400 mijë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat