Arrestohen dy persona të dyshuar për fajde e detyrim

Kronikë

Arrestohen dy persona të dyshuar për fajde e detyrim

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona të mërkurën në Prishtinë e Lipjan, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Sipas Policisë, arrestimi i tyre është bërë gjatë operacionit të zhvilluar në këto dy lokacione të ndryshme, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Me datë 04.10.2023 DHKOKR ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente, me ç’rast në Prishtinë dhe Lipjan është zhvilluar operacioni policor gjatë të cilit janë sekuestruar në cilësi të provave materiale: Një revole, tre telefona mobil, një automjet, 915 euro, shënime/ evidenca që dyshohet se ndërlidhen me veprat e lartcekura”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.

Pas arrestimit të të dyshuarve me iniciale L.A. dhe S.A., të njëjtit i janë nënshtruar procesit të intervistimit, pas të cilit me aktvendim të prokurorit kompetent ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat