U vet-plagoset me armë në këmbë, policia arreston prishtinasin

Kronikë e zezë

U vet-plagoset me armë në këmbë, policia arreston prishtinasin

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë. I njëjti kishte kërkuar trajtim mjekësor, për shkak se ishte vet-plagosur me armë në këmbë.

“Është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorur në rast.

Pas trajtimit mjekësor i dyshuari është arrestuar”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat