Aksident i rëndë në Leshan të Pejës, të përfshirë KFOR-i, helikopteri ulet për të marrë të lënduarit - Pamjet

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Leshan të Pejës, të përfshirë KFOR-i, helikopteri ulet për të marrë të lënduarit - Pamjet

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 15:57 Përditësuar në ora: 16:44 më 24.10.2023
Pamje nga aksidenti

Helikopteri i KFOR-it ulet për të marrë të lënduarit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Leshan të Pejës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra prej tyre e KFOR-it italian.

Lexuesit e medias kanë dërguar pamje nga ky aksident ku një helikopter i KFOR-it ka zbritur afër vendit të aksidentit për të marrë të lënduarit.

Aksidentin e ka konfirmuar për IndeksOnline edhe zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15 e 20 minuta kemi pranuar një informacion për një aksident trafiku të ndodhur në Leshan. Njësitë përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Deri më tani kam informacion vetëm për dy vetura të përfshira”, ka thënë Gashi.

​Aksident i rëndë në Leshan të Pejës, të përfshirë KFOR-i

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës, ku janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamioni.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Për momentin kemi inofrmacion vetëm për aksidentin. Nuk kemi informata për gjendjen e të aksidentuarve”, tha ai.

Në fotot e siguruara nga KosovaPress shihen pjesëtarë të KFOR-it të lënduar rëndë.

Sipas zëdhënësit të policisë, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:18 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat