E konfirmon policia, vdes çiklisti pas aksidentit në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Kronikë e zezë

E konfirmon policia, vdes çiklisti pas aksidentit në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Policia e Kosovës e ka konfirmuar që një person ka mbetur i vdekur si pasojë e aksidentit të sotëm që ka ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

“Sot rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje (kamion)”.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

Ahmeti ka thënë që policia e ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave që shpien te ky aksident.

“Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat