Policia jep detaje për incidentin e djeshëm ku mbetën të plagosur babë e bir në Pejë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për incidentin e djeshëm ku mbetën të plagosur babë e bir në Pejë

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Kanë mbetur të plagosur babë e bir dje në një incident me armë zjarri në Pejë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në 07:15 të mëngjesit.

Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe është sekuestruar një pistoletë me municion.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Pejë / 27.11.2023 – 07:15. Dy meshkuj kosovar (babë e bir), kanë mbetur të plagosur gjatë një incidenti ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe është sekuestruar një pistoletë me municion. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat