Tentim vrasje në rrugën Pejë-Rozhajë – dalin detajet e fundit

Kronikë

Tentim vrasje në rrugën Pejë-Rozhajë – dalin detajet e fundit

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 18:45 Përditësuar në ora: 20:00 më 10.12.2023
Foto ilustrim

Nikçi: Dy persona janë ndaluar

Në orët e para të së dielës, konkretisht në 01:25, një person ka raportuar në polici se derisa po lëvizte në rrugën Pejë-Rozhajë, vetura e tij është goditur me plumba.

Policia konfirmoi se rasti u iniciua si “tentim vrasje”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka pasur dëshmi se aty është shtënë me armë zjarri.

Dy persona të dyshuar që ndodheshin në arrati, tashmë janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi

“Dy persona janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë”, tha Nikçi për Express.

Mësohet se një nga të dyshuarit është i mitur.

Tentim vrasje në rrugën Pejë-Rozhajë

Të hënën rreth orës 1:30 janë raportuar të shtëna me armë zjarri në drejtim të një veture në lëvizje në aksin rrugorë Pejë-Rozhajë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka deklaruar se viktima ka raportuar se është dëmtuar vetura e tij nga këto gjuajtje.

“Rastin e ka raportuar viktima, i cili ka njoftuar se nga të shtënat e drejtuara ndaj tij, i është dëmtuar vetura”.

Gashi thotë se plumbat në drejtim të viktimës, kanë shkuar nga një veturë e ndaluar afër një lokali në rrugën Pejë-Rozhajë.

Policia tash është duke kryer të gjitha hetimet për zbardhjen e rastit, personat e dyshuar ende janë në arrati.

Njësitet kompetente në vendin e ngjarjes kanë gjetur dëshmi, siç janë disa gëzhoja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat