Policia konfiskon dy armë gjuetie, fishekë e gjëra tjera në Leposaviq

Kronikë e zezë

Policia konfiskon dy armë gjuetie, fishekë e gjëra tjera në Leposaviq

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar dy armë në Leposaviq.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka konfiskuar edhe disa fishekë, jelek gjuetie, e gjëra tjera.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar dy armë gjuetie dhe disa fishekë pa leje valide. I njëjti ka pranuar se në shtëpinë e tij posedon edhe fishekë të tjerë dhe gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, janë gjetur dhe konfiskuar 88 fishekë, një GPS, 4 radiolidhje, jelek gjuetie, dy palë dylbi, një harkë me tri shtiza, një kamerë, dhe disa dokumente që ndërlidhen me armë të gjuetisë”, theksohet në njoftimin e polcisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat