U vra sot në një atentat, Bernard Sinomatit i vendosën tritol në makinë edhe para 2 vitesh

Kronikë

U vra sot në një atentat, Bernard Sinomatit i vendosën tritol në makinë edhe para 2 vitesh

Më: 7 janar 2024 Në ora: 22:52
Bernard Sinomati

Është vrarë me një armë zjarri mbrëmjen e sotme Bernard Sinomati në hyrje të shtëpisë së tij në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi Bernard Sinomati, 22 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, klujtojmë se në vitin 2022, gati 2 vite më parë tre persona u shoqëruan për një sasi tritoli u vendos në makinën në pronësi të Bernard Sinomatit.

Bernard Sinomati ka qenë emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje, ndërsa rezultonte i dënuar në Belgjike.

Ai është është vëllai i Sokol Sinomati, anëtar i bandës së Gaxhait i njohur me nofkën “Buzderri”. Ai ka qenë i dënuar për  “Krijim i bandës së armatosur” dhe “Kryerje e krimeve nga bandat e armatosura”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat