Dhunë në një familje në Obiliq, vëllai e bën për spital motrën dhe ik nga shtëpia

Kronikë e zezë

Dhunë në një familje në Obiliq, vëllai e bën për spital motrën dhe ik nga shtëpia

Më: 19 janar 2024 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku vajzat dhe gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe me anëtarët  e tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë një vajzë në fshatin Mazgit të Obiliqit, pasi e njëjta ka denoncuar vëllain e saj për dhunë.

Mësohet se 18-vjeçarja ka deklaruar se pas një konflikti me vëllain, ai e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka edhe ka marrë ndihmë mjekësore.

Në kuadër të veprimeve hetimore, është marrë edhe dëshmia e prindërve të palëve, teksa i dyshuari nuk është arrestuar ende, për shkak se i njëjti pasi ka kryer veprën është larguar nga shtëpia.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 23-vjeçarit kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të lokalizohet vendndodhja e tij dhe i njëjti të arrestohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat