Tjetër aksident në Fier, dy makina përplasen me njëra-tjetrën dhe përfundojnë në kanal

Kronikë e zezë

Tjetër aksident në Fier, dy makina përplasen me njëra-tjetrën dhe përfundojnë në kanal

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 19:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tjetër aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Patos, në vendin e quajtur “ Kthesa e Protezës”.

Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe si pasojë kanë përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor "Patos-Fier", në fshatin Portëz, automjeti tip "Audi", me drejtues shtetasi Xh. G., është përplasur me mjetin tip "Opel", me drejtues shtetasi H. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat