Policia e Shtetit rreth orës 21:00 ka arrestuar G. Sh. (43) në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, pasi për motive të dobëta ka therur me thikë shtetasin P. Z. (61).
Shërbimet e Policisë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore.
Ndërkohë personi i lënduar ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve.
Në kuadër të hetimit lidhur me zbardhjen e plotë të ngjarjes, është shoqëruar në polici edhe pronari i lokalit, ku ka ndodhur ngjarja, shtetasi B. D.
Policia po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.