Aksident në Prishtinë, një person humb jetën

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë, një person humb jetën

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Një person ka ndërruar jetë në Prishtinë, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, si pasojë e aksidentit në trafik.

Viktima dyshohet se është goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga një burrë, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

I ndjeri është dërguar në QKUK ku aty ka ndërruar jetë.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku më pas ka ndërruar jetë pasi që i njëjti dyshohet se është goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga  dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

Rasti vazhdon të hetohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat