Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, kërcënoi me vrasje një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, kërcënoi me vrasje një person në Prishtinë

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se dje ka arrestuar një shtetas nga Shqipëria në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte kërcënuar me vrasje një person.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

“Lagjja Arbëri, Prishtinë 30.09.2023 – 19:38. Më 18.02.2024 është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë për arsye se i njëjti përmes telefonit kishte kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat