Detaje nga vrasja në tentativë në Vushtrri, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Detaje nga vrasja në tentativë në Vushtrri, arrestohet një person

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se në Vushtrri ka ndodhur një rast i vrasjes në tentative, ku raportohet se për arsye të një prone ka ardhur deri te rrahja në mes tre personave si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit njëri nga personat është plagosur.

Sipas policisë një prej të dyshuarve është arrestuar.

“Vushtrri 20.02.2024 - 11:30. Raportohet se për arsye të një prone ka ardhur deri te rrahja në mes tre personave meshkuj kosovarë, ku si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit njëri nga personat është plagosur.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë dhe një kaçavidë. Dy të dyshuari janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat