35-vjeçari nën ndikim të narkotikëve sulmon policin në Prishtinë, përfundon në pranga

Kronikë e zezë

35-vjeçari nën ndikim të narkotikëve sulmon policin në Prishtinë, përfundon në pranga

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Zyrtarët policorë si gjatë kohës kur janë në kryerje të detyrës e edhe atëherë kur janë me rroba civile, ndodh t’i zë sherri me qytetarë, të cilët në shumë raste i ofendojnë, kërcënojnë  e sulmojnë ata.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Hamëz Jashari’ në Prishtinë, ku një njësi policore që po patrullonte në atë zonë ka ndalur për kontroll një veturë.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit është vërejtur se shoferi që drejtonte veturën është nën ndikim të substancave narkotike dhe i njëjti është urdhëruar që të dalë nga vetura për kontrolle të mëtejshme.

Në shenjë revolte, 35-vjeçari dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari është vënë në kontroll dhe është arrestuar, teksa në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit më pas është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat