Sulmohet seksualisht një shtetase e huaj në Prishtinë, i dyshuari e kishte përcjell dhe kishte hyr në ashensor me të

Kronikë

Sulmohet seksualisht një shtetase e huaj në Prishtinë, i dyshuari e kishte përcjell dhe kishte hyr në ashensor me të

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua, shtetase e huaj është sulmuar seksualisht të martën në mëngjes në Prishtinë.

Shtetasja e huaj e cila është sulmuar seksualisht është përcjell nga një i dyshuar e më pas i njëjti kishte hipur në ashensor të ndërtesës së bashku me viktimën dhe të njëjtën e kishte prekur në pjesët intime, duke i shkaktuar edhe gërvishtje në qafë.

“Prishtinë 27.02.2024, 09:35. Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se derisa ishte duke u kthyer në banesën e saj, një i dyshuar i panjohur fillimisht e ka përcjell e më pas i njëjti kishte hipur në ashensor të ndërtesës së bashku me viktimën dhe të njëjtën e kishte prekur në pjesët intime dhe i kishte shkaktuar lëndime në qafë (gërvishtje)”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti është në procedurë hetimore. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat