Arrestohen tre persona në Gjakovë pasi u përleshën fizikisht, u përdorën edhe armët

Kronikë

Arrestohen tre persona në Gjakovë pasi u përleshën fizikisht, u përdorën edhe armët

Më: 3 mars 2024 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete. E gjatë konfrontimeve fizike, përpos grushteve shpesh përdoren edhe mjete të mprehta.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Gjakovë, ku Policia ka arrestuar tre persona, pasi dyshohen se janë përleshur fizikisht.

Si pasojë e ndërhyrjes së viktimës, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është kanosur me armë nga njëri prej të dyshuarve, me ç’rast gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat