Ky është hajni tjetër i arrestuar nga grupi kriminal, vidhnin makineri dhe i dërgonin ilegalisht në Serbi

Kronikë e zezë

Ky është hajni tjetër i arrestuar nga grupi kriminal, vidhnin makineri dhe i dërgonin ilegalisht në Serbi

Më: 8 mars 2024 Në ora: 14:16
Ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese, e jo vetëm.

Hajna herë të vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje të rënda. Disa të rinj që dyshohet se kanë funksionuar si grup për të kryer vjedhje, tashmë janë zbuluar nga Policia.

Të mërkurën gazeta raportoi ekskluzivisht se të dyshuarit janë Ilir Kadriu, Valmir Kadriu – vëllezër dhe Bajram Selamani dhe Pajtim Selmani, po ashtu vëllezër, teksa është kapur edhe një i dyshuar tjetër.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua gjatë ditës së djeshme është Albenit Veseli, 21-vjeçar, nga fshati Dumnicë e Poshtme në Podujevë.

Sipas informacioneve të para të dyshuarit në bashkëpunim kanë vjedhur makineri bujqësore-traktor dhe bagëti në rajone të ndryshme të Kosovës dhe përmes rrugëve malore dyshohet se i kishin dërguar në Serbi.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Ndryshe, aksioni për kapjen e të dyshuarve të parë është zhvilluar në disa lokacione në Mitrovicë e Podujevë, ku janë kryer bastisje në pronat e të dyshuarve, me ç’rast janë sekuestruar dy automjete që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale si dhe disa prova tjera relevante.

Arrestimi i të dyshuarve erdhi pasi Policia nisi hetimet për një rast të vjedhjes së rëndë që u denoncua më 18 shkurt në fshatin Tërrnac të Skenderajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat