Aksident mes një kamioni dhe një veture në Gjakovë, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident mes një kamioni dhe një veture në Gjakovë, lëndohet një person

Më: 9 mars 2024 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Sot ka ndodhur një aksident trafiku me një të lënduar në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj ku tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë dhe si pasojë një person është lënduar.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Në fshatin Bishtazhin-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren) rreth orës 12:50 dy automjete (një kamion dhe një veturë) janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale deri më tani është raportuar për një person të lënduar. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, tha Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat