Emra dhe detaje/ Vdekje e dyshimtë: Të vdekur janë burrë dhe grua

Kronikë e zezë

Emra dhe detaje/ Vdekje e dyshimtë: Të vdekur janë burrë dhe grua

Më: 9 mars 2024 Në ora: 19:58 Përditësuar në ora: 22:55 më 09.03.2024
Ilustrim

Si ndodhi aksidenti? Ja emrat dhe detaje

Sot në orët e pasditës ka ndodhur një aksident trafiku si shkak i saj kanë ndërruar jetë dy persona. Aksidenti ka ndodhur nga goditja e trenit në fshatin Krushevë e Madhe e Komunës së Klinës.

Burrë e grua kanë qenë në makinën e tyre, tipi pick up.

Burri është me te kaluar kriminale, ka qenë i dënuar më herët, kanë thënë burime insajderit.

Fahri Decanu ka qenë i dënuar më herët për vrasje dhe i akuzuar për narkotikë.

Sipas burimeve të mediave,derisa gruaja e tij ka qenë dëshmitare kyqe në një proces gjyqesorë ku i akuzuar ka qenë Sali Mekaj, ish-kryetari i Gjykates se Apelit.

Mekaj më vonë është shpallur i pafajshëm.

Vdesin dy të lënduarit nga aksidenti në Klinë

Kanë ndërruar jetë dy personat e lënduar në aksidentin mes një treni dhe një kombi në fshatin Krushevë e Madhe në Komunën e Klinës.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“E morëm konfirmimin nga mjeku kujdestar që kanë vdekur dy të lënduarit”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat