Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, raportohet për disa persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, raportohet për disa persona të lënduar

Më: 11 mars 2024 Në ora: 19:28
Pamje nga aksidenti

Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në mes tri veturash në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë ku si pasojë janë lënduar disa persona.

Aksidenti ka ndodhur në Vushtrri, pranë vendit që njihet si “Te Banjskalitë”.

Dëshmitarët thonë se nga aksidenti kanë pësuar lëndime disa persona, por një person është i lënduar më rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e Policisë dhe ambulanca derisa veturat shihen se janë thuajse tërësisht të shkatërruara.

Pamjet e mëposhtme janë nga ky aksident i frikshëm.

Gazeta do t’iu mbajë të informuar me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat