Dhunohen dy gra në Gjakovë dhe Klinë

Kronikë e zezë

Dhunohen dy gra në Gjakovë dhe Klinë

Më: 12 mars 2024 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunimit që kanë ndodhur në Gjakovë dhe Klinë.

Sipas raportit të policisë në Gjakovë, viktima femër kosovare është gjetur duke qëndruar në një shtëpi me dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq në Klinë, ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprat e lartcekura ndaj saj.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat