Hajnat e lopëve që trazuan Drenicën janë nga këto dy qytete të Kosovës, i dërgonin në Serbi

Kronikë e zezë

Hajnat e lopëve që trazuan Drenicën janë nga këto dy qytete të Kosovës, i dërgonin në Serbi

Më: 16 mars 2024 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës javën e kaluar kishte arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhjen e bagëtive dhe të mjeteve bujqësore në rajonin e Drenicës.

DrenicaOnline ka mësuar se hajnat e arrestuar të cilët bënin kërdi duke vjedhur nëpër fshatëra të Drenicës, janë nga rajoni i Mitrovicës dhe Podujevës.

Rrjeti i hajnave është shkatërruar anipse në arrati ndodhen edhe disa të dyshuar të tjerë ndërsa hetimet kanë rezultuar se bagëtitë dhe mjetet e vjedhura bujqësore janë dërguar përmes rrugëve ilegale në Serbi.

Tre të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë ndërsa policia po kryen ende punën e tyre për të zbuluar edhe veprat tjera penale që dyshohet se i ka kryer ky grup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat