Vritet një qen në oborrin e një gjakovari, ia kishte sulmuar familjarët dhe mbytur qenin e tij

Kronikë e zezë

Vritet një qen në oborrin e një gjakovari, ia kishte sulmuar familjarët dhe mbytur qenin e tij

Më: 19 mars 2024 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Një person ka njoftuar se në oborrin e të dyshuarit kishte gjetur qenin e vrarë nga arma e zjarrit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:00 në fshatin Race, në Gjakovë.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari ka njoftuar se qeni i ankuesit kishte hyrë në pronën e tij –në oborr duke  ia sulmuar familjarët dhe ia kishte mbytur (ngulfatur) qenin e tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në oborrin e të dyshuarit mashkull kosovar kishte gjetur qenin e vrarë nga arma e zjarrit. I dyshuari ka njoftuar se qeni i ankuesit kishte hyrë në pronën e tij –në oborr duke ja sulmuar familjaret dhe ja kishte mbytur (ngufatur) qenin e tij”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur tutje në raport i dyshuari më pas ka reaguar duke marrë pushkën e tij të gjuetisë për të cilën posedon leje dhe e ka goditur me një fishekë në drejtim të qenit, duke eliminuar rrezikun.

“Si pasojë e kësaj, qeni ka mbetur i ngordhur. Arma dhe një gëzhojë janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat