13-vjeçarja raporton se është sulmuar seksualisht nga një burrë – arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

13-vjeçarja raporton se është sulmuar seksualisht nga një burrë – arrestohet i dyshuari

Më: 31 mars 2024 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, të dyshuarit dalin të jenë persona me të cilët viktimat krijojnë raporte gë afërta.

Kështu dyshohet se ka ndodhur dje në lagjen Dardania në Gjakovë, ku një 22-vjeçar po dyshohet se  ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur pasi 13-vjeçarja ishte takuar me të dyshuarin, i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e kishte prekur viktimën në pjesët intime të trupit, derisa ndodheshin bashkë në veturën e tij.

Si rezultat i denoncimit,  Policia ka marrë veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave, me ç’rast i dyshuari është arrestuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Sulm seksual’, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat