Aksident mes dy veturash në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Kronikë

Aksident mes dy veturash në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Më: 9 prill 2024 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Grace. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka marrë një person.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 08:30, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Grace. Në aksident janë, përfshirë dy vetura.

Përveq dëmeve materiale ĺëndime ka pësuar një person”, ka thënë Zahiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat