Rrihet nga tre persona që i vjedhin portofolin dhe telefonin, policia po e heton rastin

Kronikë

Rrihet nga tre persona që i vjedhin portofolin dhe telefonin, policia po e heton rastin

Më: 10 prill 2024 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Një person në Gjilan ka raportuar në polici se mbrëmë në rrugën “Ali Huruglica” tre persona të panjohur, njëri prej tyre me armë në brez, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur portofolin me 200 euro para të gatshme dhe një telefon.

Atajanë larguar në drejtim të panjohur.

Organet e rendit njoftojnë se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ai ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat