Aksident me fatalitet në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet në Mitrovicë

Më: 27 maj 2024 Në ora: 20:23
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 19:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit" në Mitrovicë ka ndodhur një aksident me fatalitet në mes të një veture me targa vendore dhe një motoçilkete.

Siç njofton policia, në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Sptalit Rajonal në Mitrovicë.

Mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën.

“Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat