Ky është i dyshuari që e goditi me veturë policin në Prizren, arrestohet pasi tentoi disa herë të ikë

Kronikë e zezë

Ky është i dyshuari që e goditi me veturë policin në Prizren, arrestohet pasi tentoi disa herë të ikë

Më: 28 maj 2024 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Një zyrtar policor është goditur me veturë nga një i dyshuar, pasi ky i fundi nuk është ndalur pas urdhrit policor.

Rasti ka ndodhur në Prizren.

Policia në fund ka arritur ta kap të dyshuarin pasi tentoi disa herë të ikë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson media, i dyshuari, i arrestuar për rastin është: Behar Fejzullahu, rreth 34-vjeçar.

Ky i fundit, siç raportoi pak më parë media, nuk është ndalur pas urdhrit që ka marrë nga njësiti policor që po vëzhgonte komunikacionin sot në mesditë, në qytetin e Prizrenit.

Ai ka vazhduar të ik me veturën e tij, por zyrtarët policorë menjëherë i javë vënë pas – derisa kanë arritur t’i dalin përballë të dyshuarit.

Ky i fundit nuk është ndalur as në këtë moment, dhe e ka goditur zyrtarin policor [emër i njohur për redaksinë] me veturën e tij.

Policia e ka ndjekur sërish të dyshuarin, derisa i fundit e ka goditur me veturën e tij një veturë tjetër – dhe policia ka arritur ta arrestojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat