Policia del me raport për vdekjen e 1-vjeçarit pasi u godit nga vetura në Hajvali

Kronikë e zezë

Policia del me raport për vdekjen e 1-vjeçarit pasi u godit nga vetura në Hajvali

Më: 30 maj 2024 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Një 1-vjeçar është goditur dje për vdekje nga një veturë në Hajvali.

Lidhur me këtë rast është dërguar në mbajtje një person.

Teksa trupi i 1-vjeçarit është dërguar në IML për obduksion.

“Prishtinë 29.05.2024-13:00. Raportohet se drejtuesi mashkull kosovar, me veturë ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat