Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, policia jep detaje

Kronikë

Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, policia jep detaje

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën Mitrovicë-Jarinje.

Nga rasti nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

“Në rrugën nacionale (Mitrovicë-Jarinje) ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura. I dyshuari kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën e drejtonte viktima mashkull shtetas i Serbisë.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat