Plagoset një person në Kamenicë

Kronikë e zezë

Plagoset një person në Kamenicë

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Një person është plagosur ditën e shtunë në fshatin Laqiq të Kamenicës.

Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Laqiq, Kamenicë / 08.06.2024-17:03. Viktima mashkull kosovarka pësuar lëndime pasi që dyshohet se i njëjti është plagosur me armë zjarri, nga i dyshuari kosovar për motive të panjohura. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat