Aksident në Mrasor të Rahovecit, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Mrasor të Rahovecit, dy të lënduar

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në Mrasor të Rahovecit, të dielën në ora 15:30.

Lajmin për median e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Ai ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete, dhe kanë mbetur të lënduar dy persona.

Rreth orës 15:30 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor (sipas të dhënave të pranuara nga personeli mjekësor, bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore)”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat