Të shtëna me armë zjarri dhe rrahje mes disa personave në Deçan, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri dhe rrahje mes disa personave në Deçan, arrestohet një person

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 09:27
Ilustrim

Është raportuar për një rrahje në mes të disa personave dhe të shtëna me armë zjarri të dielën në Deçan.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja të armës së zjarrit.

Sipas raportit të policisë, në lidhje me rastin një person është arrestuar, ku nga i njëjti janë konfiskuar dy armë zjarri dhe 50 copë fishekë.

Policia ka bërë të ditur se nuk është raportuar për të lënduar.

“Deçan/09.06.2024-23:00 Është pranuar informata për një rrahje në mes të disa personave dhe për të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja të armës së zjarrit. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, ku nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë zjarri dhe 50 copë fishekë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat