Aksident në veri, drejtuesi i automjetit me targa serbe në gjendje rëndë

Kronikë e zezë

Aksident në veri, drejtuesi i automjetit me targa serbe në gjendje rëndë

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Dy vetura janë përfshirë në një aksident komunikacioni në magjistralen Leposaviq-Mitrovicë.

Njëra nga vetuar e përfshira është me tabela të Serbisë, shoferi i së cilës është në gjendje të rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur Petrit Fejza, shef i operativës në veri.

“Dy vetura një me tabela të Kragujevcit dhe një me 02, janë aksidentuar ne magjistralen Leposaviq-Mitrovicë.Sipas informacioneve te para, ngasësi i veturës me tabela të Kragujevcit është në gjendje të rëndë, policia janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat