Leposaviq: Dy stalla dhe disa automjete përfshihen nga zjarri

Kronikë e zezë

Leposaviq: Dy stalla dhe disa automjete përfshihen nga zjarri

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Dy stalla dhe disa automjete janë përfshirë nga zjarri në Leposaviq, gjatë së martës.

Po ashtu nga flakët janë prekur edhe disa pajisje të automjeteve dhe një shtëpizë e vogël.

Një burrë dhe një grua kanë raportuar se rasti ka ndodhur në rrethana ende të panjohura.

Në ndërkohë zjarri është shuar nga zjarrfikësit, njofton policia.

Njësitë relevante policore janë duke e hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat