Arrestohet një person në Deçan pasi shtiu me armë në një aheng familjar

Kronikë

Arrestohet një person në Deçan pasi shtiu me armë në një aheng familjar

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Rastavicë të Deçanit pasi që I njëjti kishte shtënë me armë në një aheng familjar.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Deçan, me datë 05.08.2024, rreth orёs 22:00, është njoftuar se nё fshatin Rastavicё-Deçan, nё njё aheng ka tё shtёna me armё.

Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes, aty janё gjetur tri gёzhoja, ёshtё kontaktuar personi i dyshuar, nga i cili janё sekuestruar: një armё pistoletё Sarsilmaz, një karikator i sё njëjtës armë, gjashtë fishekё cal: 9mm, tri gёzhoja. I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё”, bën të ditur policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat