Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.
Vetëm gjatë ditëve të fundit, media mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.
Njëri prej tyre, siç mësohet është edhe Brahim Gashi, 49-vjeçar, i cili është kapur në pikën kufitare në Jarinje.
I njëjti, pas verifikimit, rezultoi se ndaj tij ka pasur një urdhëresë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, si i kërkuar për një rast që ishte dënuar me mbi 1 vit burgim.
Ai ishte i ngarkuar mbi një vepër penale “lëndim i lehtë trupor”.
Pas arrestimit, Gashi është shoqëruar në stacion policor, ku më pas janë kryer procedurat e nevojshme.