Shkojnë për trajtim në QKUK, policia konfiskon armën e fishekë që dyshohet se janë të tyre

Kronikë e zezë

Shkojnë për trajtim në QKUK, policia konfiskon armën e fishekë që dyshohet se janë të tyre

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se është raportuar që dy persona të dyshuar janë duke u trajtuar në QKUK  pasi që të njëjtit dyshohet se si pasojë e një shpërthimi në Pejë kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me tre karikatorë dhe 30 copë fishekë/plumba.

Dyshohet se arma është pronë e të dyshuarve.

Rasti vazhdon në procedurë hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat