Një grua në Fushë Kosovë është lënduar pas një defekti në ashensor.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka marrë tretman mjekësor.
“Fushë Kosovë / 03.09.2024 – 17:34. Është raportuar se si pasojë e një defekti në ashensor, viktima femër kosovare është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje i dyshuari mashkull kosovar”, ka thënë Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.